Saturday, May 26, 2012

Arrestohet Idajet Beqiri, ish-sekretari politik i AKSH-së

Kryetari Partisë së Unitetit Kombëtar, avokat Idajet Beqiri dje në vendkalimin e Vërmicës është arrestuar nga policia e Kosovës. Ai u arrestua në zbatim të një urdhër-arresti ndërkombëtar për vënien e tij në pranga. 

Beqiri kohë më parë si sekretar politik i Armatës Kombëtare Shqiptare ishte dënuar nga drejtësia belge me katër vjet heqje lirie për organizim sulmesh të dhunshme.

Kurse fletëarresti ndërkombëtar i kohëve të fundit vjen nën dyshimet, gjithnjë nga Belgjika, se Beqiri ka konsumuar veprën penale të "nxitjes së urrejtjes etnike".

Beqiri po hynte dje në orën 10.30 në Kosovë përmes vendkalimit kufitar të Vermicës kur pas kontrolleve rutinë, iu nënshtrua arrestimit.

Harbi Aliaj, avokati i Beqirit theksoi për Noa se i klientit të tij është bërë për arsye politike. (INA)



No comments:

Post a Comment