Saturday, May 26, 2012

Rompuj

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuj dhe kryeministri slloven Janez Jansha dje në Lubjanë kanë biseduar për rëndësinë e masave të kursimit, rritjes ekonomike, stabilizimit të evrozonës dhe Ballkanit Perëndimor. 

Shefi i qeverisë sllovene ka prezantuar planin e Sllovenisë për të dalur nga kriza ekonomike, dërisa Rompuj ka theksuar se një model i tillë i një ekonomie të shëndoshë duhet të jetë parakusht dhe strategji për tu plotësuar edhe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. 

Rompuj ka shtuar se Evropa po bën çmos për të stabilizuar eurozonën dhe për të mbajtur në kuadër të saj edhe Greqinë. 

“Ne po mbajmë përgjegjësinë dhe po mendojmë për çdo skenarë të mundshëm”, ka deklaruar Van Rompuj.  Ai dhe Jansha nënvizuan se BE akoma i është përkushtuar perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. (INA)



No comments:

Post a Comment